Telegrafi

Dhjetë shkollat më të mira të biznesit në botë sipas Financial Times

Financial Times ka publikuar së fundmi udhëzuesin e saj të përvitshëm në lidhje me renditjen e 100 shkollave më të mira të biznesit për të studiuar një Master në Administrim Biznesi. Renditja është përpiluar duke u bazuar në përgjigjet e nxënësve dhe të dhënat e marra nga çdo shkollë.

Ajo përfshin 20 kritere të ndryshme të rangimit si: sa do të jetë paga mesatare tre vjet pas diplomimit, rritja mesatare e pagave në krahasim me periudhën përpara fillimit të kursit, cilat janë disa prej shkollave më të rekomanduara nga vetë studentët, etj.

Raporti theksoi përqindjen e studentëve që kanë gjetur një punë ose kanë pranuar një ofertë për punë brenda tre muajve të parë pas diplomimit dhe përmban njëkohësisht disa të dhëna që lidhen me raportin e studentëve që u punësuan sipas gjinisë. /Telegrafi/

Lista e dhjetë shkollave më të mira të biznesit në botë sipas Financial Times

1. Shkolla e Biznesit në Standford, SHBA
2. Insead, Francë/Singapor
3. Universiteti i Pensilvanisë – Wharton, SHBA
4. Shkolla e Biznesit në Londër, Britani e Madhe
5. Shkolla e Biznesit në Harvard, SHBA
6. Universiteti i Çikagos – Booth, SHBA
7. Shkolla e Biznesit në Kolumbi, SHBA
8. CEIBS, Kinë
9. MIT – Sloan, SHBA
10. Universiteti i Kalifornisë në Berkley – Haas, SHBA