Telegrafi

Dhjetë serialet në Netflix që nuk mund të ndaleni duke i shikuar (Video)

TOKYO, JAPAN - SEPTEMBER 02: A smart phone sits on display during the launch event for Netflix service in Japan at SoftBank Ginza store on September 2, 2015 in Tokyo, Japan. Netflix Inc. partnered with Japan's SoftBank Group Corp. for the Japan launch of its video-streaming service on September 2, 2015. (Photo by Ken Ishii/Getty Images)

Shprehja “binge-watching” – shikimi i përnjëhershëm i episodeve të një seriali, madje edhe të një sezoni të plotë brenda ditës – nuk ka qenë shumë e njohur në të kaluarën.

Mirëpo, me ardhjen e platformës Netflix ka ndryshuar gjithçka. Kjo kompani e ka bërë listën e serialeve, të cilat shikohen përnjëherë, më gjatë dhe nga disa episode njëkohësisht.

Në këtë përmbledhje janë përfshirë të gjitha serialet që janë shikuar më shumë se dy orë në ditë.

Telegrafi jua sjell më poshtë listën e këtyre serive televizive që pëlqehen në masë të madhe nga shikuesit.

1. American Vandal

2. 3%

3. 13 Reasons Why

4. Anne

5. Riverdale

6. Ingobernable

7. Travelers

8. The Keepers

9. The OA

10. The Confession Tapes

Netflix njëherësh i ka prezantuar edhe tri lista të tjera që kanë të bëjnë me mënyrën si i kanë shikuar përdoruesit serialet dhe në këtë mënyrë kanë krijuar edhe kategori të reja: serialet që janë shumë të mira dhe që shikohen ngadalë në mënyrë që të mos kalohen shumë shpejt; serialet për të cilat nuk pritet ardhja e bashkëshortes/it nga puna dhe serialit që kanë qenë aq të mira saqë kanë kërkuar shikim familjar. /Telegrafi/