Site icon Telegrafi

Dhjetë rekordet që mbahen nga Zvicra – dhe nuk janë vetëm kaq!

“Thelocal.ch” ka bërë një përmbledhje me 32 rekorde që mbahen nga Zvicra dhe zviceranët, derisa ne ju sjellim dhjetë prej tyre.

Rekordet janë në fushën e shkencës, zbulimit, sportit, ushqimit dhe shumë rekorde të tjera interesante.

Tuneli më i gjatë i trenit në botë – “Gotthard Base Tunnel” është hapur në dhjetor të viti 2016. Ky tunel është 57 km i gjatë dhe është tuneli më i gjatë i trenave në botë. Ai shkurtoi kohën e udhëtimit dhe nga Cyrihu në Lugano udhëton për 45 minuta. Ky projekt zgjati 20 vjet dhe u hap sipas kohës.

Hekurudha më e madhe me rrota në botë: Pilatusbahn – Është hapur më 1889 dhe kjo hekurudhë është pranë liqenit të Lucernit dhe është e gjatë mbi 4 km me 1635 metra lartësi. Shpejtësia maksimale e saj është 9 km/orë.

Shkallët më të gjata në botë: Niesen – Shkallët më të gjatë në botë hapen vetëm një herë në vit. Është e vendosur përgjatë vijës hekurudhore në Alpet Bernese, dhe 11.674 hapa, që shtrihen në një pjerrësi prej 3.4 km. Çdo qershor është e hapur dhe është një garë rraskapitëse se kush ngjitet më së shpejti.

Makina e parë rrotulluese: Titlis-Gjithashtu është e vendosur pranë liqenit të Lucernit dhe “Titlis Rotair” rrotullohet 360 gradë, pasi transporton shikuesit, por edhe skiatorët deri në lartësinë 3020 metra.

Ura më e frikshme në botë: Titlis Cliff Walk – Është e gjerë vetëm një metër, derisa është 100 metra e gjatë dhe është e lidhur 500 metra mbi një akullnajë. Është e vendosur 3000 metra mbi nivelin e detit në malin Titlis dhe u quajt ‘ura më e frikshme në botë’ nga një gazetë në Mbretërinë e Bashkuar kur u hap më 2012. Sigurisht kjo është një çështje mendimi.

Ura e vetme lidhëse në pikën më kulmore në botë: Glacier 3,000 – Kjo është hapur më 2014. “Tissot Peak Walk” është një urë lidhëse 107 metra që lidh Glacier 3,000 me Scex Rouge. Është ura e vetme në botë për të lidhur dy majat e maleve.

Gara më e gjatë e skijimit në botë: Lauberhorn-Wengen – Kjo garë mbahet në janar dhe gara e famshme është 4.4 km e gjatë. I pari është mbajtur më 1930. Ngjarja transmetohet në televizionin zviceran dhe tërheq më shumë se një milion shikues për çdo vit.

Gara më e gjatë e vozitjes në barkë: Tour du Lac – “Tour du Leman a l’Avel apo Tour du Lac, është gara më e gjatë e cila mbulon 160 km në Liqenin e Gjenevës. Gara mbahet gjatë muajit shtator.

Rekordi në paraglajdizëm: Zvicra – Ekipi zviceran ka fituar kampionatin botëror shtatë herë nga viti 1991 deri më 2005.

Rekordi i Roger Federer- Tenisti zviceran në janar fitoi Grand Slemin e 18-të në karrierë. Këtë e arriti në “Australian Open”. Martina Navratilova e ka arritur këtë në konkurrencën e femrave.

Zvicra mban edhe shumë rekorde tjera në sport, shkencë, ushqim, dhe gjëra jashtëzakonisht interesante. /albinfo/

Exit mobile version