Dhjetë pacientë të ri sëmurë me fruth janë hospitalizuar në njësinë infektive në Spitalin Klinik në Shtip. Zëdhënësja e Spitalit Klinik, Marina Shumanska, konfirmon se deri ditën e djeshme ka dhjetë pacientë të cilët mjekohen nga sëmundja e fruthit.
Ndër pacientët ka punonjës të tekstilit nga një fabrikë rrobash në Shtip, për të cilën Shumanska nuk e konfirmon, por thotë se ata nuk bëjnë dallime midis pacientëve dhe nuk e dinë nëse janë të lidhur me njëri-tjetrin.
“Ditëve të fundit kemi gjashtë pacientë të ri të hospitalizuar me fruthin dhe me katër pacientët e mëparshëm numri i të hospitalizuarve shkon në dhjetë. Dy pacientë trajtohen në shtëpi”, tha Shumanska.
Në rrjedhë është regjistrimi i nxënësve, ndërsa nga shkollat e Shtipit vërejnë se respektohen të rekomandimet e dhëna nga Ministritë e Shëndetësisë dhe Arsimit./Telegrafi/