Site icon Telegrafi

Dhjetë persona rrihen mes vete para Gjykatës

Një rrahje grupore ka ndodhur të mërkurën në qytetin e Pejës në të cilën janë përfshirë nëntë meshkuj dhe një femër.

Sipas Policisë, dje pasdite janë  arrestuar nëntë meshkuj dhe një femër pasi të njëjtit pas përfundimit në një seance gjyqësore përballë Gjykatës Themelore në Pejë janë rrahur mes veti.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version