Site icon Telegrafi

Dhjetë persona arrestohen për prostitucion, identifikohen katër viktima

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në luftën e saj kundër dukurive negative dhe veprave penale ka realizuar operacione policore në nivel vendi, meqë rast janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar si dhe janë identifikuar katër (4) viktima të këtyre rasteve.

“Në rastin e parë pas një pune hetimore disa mujore në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Vushtrri dhe Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë (8) persona të dyshuar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Mundësim apo detyrim në Prostitucion“ nga neni 241 paragrafi 4 i Kodit Penal të RKS-së. Për të gjithë të arrestuarit e rastit është lëshuar aktvendimi për ndalim policor nga prokurori kompetent”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkaq në rastin e dytë, pas hetimeve intensive nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për krime të rënda në Gjilan, ka arrestuar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për “Shërbime seksuale te Viktimës se Trafikimit”.

“Te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore. Në të dyja rastet e realizimit të operacioneve policore janë identifikuar edhe katër viktima të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version