Telegrafi

Dhjetë paqeruajtës vriten në Darfur

Njoftohet se rebelët grabitën gjithë automjetet dhe armatimin e bazës dhe vunë i flakën gjithçkaje tjetër që nuk morën dot me vete, ka bërë të ditur BBC.

Një zëdhënës i Bashkimit Afrikan tha se forca shumëkombëshe ishte tronditur pa masë dhe e përshkroi incidentin si më të rëndin që prej vendosjes së saj në Darfur para tre vjetësh.

Përgjegjësia për sulmin iu hodh dy lëvizjeve rebele që veprojnë në atë zonë, por të dyja mohojnë të kenë pasur lidhje me incidentin.