Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), 171 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, prej tyre 166 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ndërsa 5 të tjerë negativ.
Sipas njoftimit thuhet se 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 65 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë.
Spitali i Prizrenit, 16 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjakovës, 17 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Ferizajt, 16 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /Telegrafi/