Rreth dhjetë orë ka zgjatur kontrolli në shtëpinë e ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
24Vesti bën të ditur se në shtëpinë e saj janë marrë dy telefona celular dhe një kompjuter që është pronë e djalit të saj.
Kontrolli është kryer me kërkesë të PSP-së dhe me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit. Në momentet e kontrollit, Milevska ka qenë e pranishme dhe ka bashkëpunuar me policinë.
Avokati i saj, Sashko Dukoski e ka konfirmuar kontrollin./Telegrafi/