Viti 2017 ka sjell edhe shumë ndeshje të forta në sportet e rënda si boksi dhe MMA, ku nga ato kanë dal disa noukate të ‘çmendura’ që do t’ju lënë pa tekst.
Për të ‘festuar’ ndërrimin e moteve, mediumi Starsport ka përpiluar një listë me 10 nga nokautët më brutal të 12 muajve të fundit, duke përfshirë të dy sportet, artet e të përziera marciale dhe boksin.
Telegrafi ua sjell më poshtë këto 10-të nokaute të ‘çmendura’:
Mikey Garcia – Dejan Zlaticanin
Boksieri amerikan Mikey Garcia u bë kampion botëror në tri kategori [Featherweight, Super featherweight, Light welterweight] në muajin janar, me fitoren më shkatërruese të karrierës së tij deri tani.
Malazezi Dejan Zlaticanin ishte njeriu i pafat në fund të një dore të djathtë shpërthyese në raundin e tretë, duke e përfunduar ndeshjen para kohe.
Zlaticanin kishte nevojë për trajtim të gjatë në ring pas nokautit të keq – por fatmirësisht ai arriti të kthehej në këmbë disa minuta më vonë.
Francis Ngannou – Alistair Overeem
Fishekzjarrët ishin të garantuara kur Frances Ngannou – njeri me goditjen më të fortë në botë – mposhti ish-kampionin e kik-boksit dhe UFC-së, Alistair Overeem, në UFC 218 në muajin dhjetor.
Kamerunaso-francezi e mposhti Overeemin në raundin e parë me një ‘uppercut’, goditja e cila u bashkua me mjekrën e 37-vjeçarit, duke ia çaktivizuar dritat menjëherë pasi tifozët e MMA reaguan me mosbesim.
Mike Alvarado – Sidney Siqueira
Mike Alvarado tregoi se në moshën 37 vjeçare akoma ka mbetur në formë pasi e palosi Sidney Siqueiran si një karrige në kuvertë me një goditje të fortë me dorë të djathtë.
“Ai njeri dukej sikur të ishte qëlluar me një top”, shkroi një shikues, duke përmbledhur në mënyrë të përsosur veprimin e Alvarados.
Terence Crawford – Julius Indongo
Craëford ka dhuruar një performancë spektakolare dhe ka kënaqur tifozët në Pinnacle Bank Arena në Nebraska.
30-vjeçari po kërkonte të bëhej kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e super-lehta me fitoren mbi Indongon e talentuar dhe nuk priti gjatë, duke kapur Namibianin me një goditje të përsosur brenda raundit të tretë që dërgoi Indongon në agoni.
“Kur më goditi kështu, mendja ime u zhduk”, u tha gazetarëve Indongo pas meçit.
Matt Brown – Diego Sanchez
Ndoshta nokauti i vetëm i diskutueshëm brutal i vitit është ky, por Matt Brown mposhti shokun e UFC-së Diego Sanchez në nëntor në sajë të një bërryli të fortë që ia tundi kafkën me saktësi shkatërruese.
Forca e goditjes fillimisht u duk e lehtë, por ajo i shkaktoi Sanchezit dhimbje të mëdha, dhe për disa minuta nuk e dinte se ku është përpara se të kthjellej më në fund.
Francis Ngannou – Andrei Arlovski
Ka qenë vit shumë i pëlleshëm për Frances Ngannou, nokauti i të cilit ndaj Alistair Overeem tashmë ka bërë vend në këtë listë.
Por, do të ishte e pamundur të mos përfshihej edhe fitorja e tij në janar ndaj ish-kampionit dhe veteranit të peshave të rënda të UFC-së Andrei Arlovski.
Predatori e hodhi për tokë Arloviksin me një goditje të djathtë, të dhënë jashtë bilancit, për të sinjalizuar ardhjen e tij si një konkurrent i lartë në UFC.
Paul Daley – Brennan Ward
Veteran britanik i MMA, Paul “Semtex” Daley nuk kishte si të mungonte në këtë listë pas fitores së theksuar ndaj Brennan Ward në janar.
Luftëtari nga Nottinghami e largoi fillimisht Wardin me një bërryl që rrotullohej para se të kërcej akrobatikisht për t’i dhënë një goditje të fortë me gju në fytyrën e tij.
Ward, 29 vjeçar, mbeti i shëmtuar në syrin e tij pas ‘luftës’ – por fatmirësisht më vonë u shërua.
Mike Perry – Jake Ellenburger
Një bërryl i dobët në shikim të para i dha fund Ellenburgerit në raundin e dytë në UFC Fight Night në muajin gusht, duke na kujtuar nokautin e Matt Brown në UFC Fight Night 120 në nëntor.
Krijimi i një hapësire të ngushtë midis vetes dhe veteranit i lejoi Perryt të shkarkojë një bërryl që do ndryshonte lojën, duke e rrëzuar menjëherë Ellenburgerin.
Marlon Moraes – Aljamain Sterling
Marlon Moraes, kandidati brazilian, bëri një punë të lehtë me Aljamain Sterling në dhjetor, duke i dhënë një goditje me gju në mënyrë perfekte për nokaut.
Sterling u rrëzua dhe u bë i ngurtë në oktagon, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm për gjyqtarin, i cili përfundoi menjëherë garën dhe thirri stafin mjekësor në kafaz.
Megjithatë, Sterling zbehi shqetësimet e tifozëve në prapaskenë, duke u përgjigjur se ai ishte i mirë edhe pas atij nokauti të keq.
Jermell Charlo – Erickson Lubin
Dy boksierët e pamposhtur në kategorinë gjysmë të lehtë apo ‘light-middleweights’, Jermell Charlo dhe Erickson Lubin, u vunë ballë për ballë njëri tjetrit në tetor.
Aty u dha njëra nga goditjet e vitit, pasi Charlo kënaqi tifozët e boksit me një kërcim të egër me grusht për të shkatërruar mjekrën e boksierit Lubin.
Këmbët e 22-vjeçarit u rrëzuan menjëherë pas tij dhe ai u rrëzua në tokë, ndërsa Charlo vazhdoi rekordin e tij në 30-0.
/Telegrafi/