Site icon Telegrafi

Dhjetë milionë euro shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni

Dhjetë milion euro shtesë janë siguruar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes Platformës për zhvillim të ndërmarrjeve dhe inovacioneve për Ballkanin Perëndimor, kumtoi pasdite zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kredi me vlerë maksimale prej 500 mijë euro, të cilat kompanitë mund t’i marrin me kushte mjaftë të volitshme, gjegjësisht me sigurim 30 deri 60 për qind garanci më të vogël në lidhje me ato standarde.

Siç përmendi Peshevski, kreditet dedikohen veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të mundësojnë zhvillimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës./Telegrafi/

Exit mobile version