Revista e famshme franceze France Football ka publikuar një artikull ku rendit 10 futbollistët më pak të pëlqyer në Francë, ose për ta thënë më të urryer.
Nuk mungojë as emrat e lojtarëve francez që aktualisht janë pjesë e Kombëtares.
Më poshtë mund t’i shihni dhjetë lojtarët më të urryer.
1. Marco Materazzi
Kush tjetër veç atij që nxorri me karton të kuq legjendarin Zidane në finalen e Kupës së Botës 2006?
Është ndoshta francezi me imazhin më të keq në botë, sipas francezëve.
3. Mathieu Valbuena
Simulues i paparë, i ka lodhur prej vitesh francezët, që nuk ia kanë falur as historinë e skandalit me video seksuale, ku është përfshirë edhe Benzema.
4. Franck Ribery
Një hero në Mynih, por një armik në Francë, ku mbahet mend më shumë për çmenduritë e tij dhe për frekuentimin e prostitutave. Pak kohë më parë ka kërkuar të heqë dorë nga pasaporta franceze dhe të bëhet gjerman.
5. Patrice Evra
Kapiteni famëkeq gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut 2010, aty ku kombëtarja franceze la nam në sytë e gjithë botës, duke u kthyer në një “fole grerëzash”.
6. Harald ‘Toni’ Schumacher
Brezat e rinj nuk e njohin, por ata që kanë parë Kupën e Botës 1982 e mbajnë mend mirë. Portieri gjerman çoi në koma mbrojtësin francez Patrik Batiston, me një goditje kriminale.
7. Thiago Motta
Nuk ka bërë ndonjë gjë të rrallë në historinë e futbollit, por kryen thuajse çdo javë faulle acaruese e goditje antisportive.
8. Fabris Fiorès
Nga 2002 deri në 2004 u bë idhull te PSG, ndërsa më pas kaloi te Marseja: e pafalshme.
9. Brandao
Emrin e ka brazilian, gjithçka tjetër jo. Edhe problemet pa fund me ligjin e kanë bërë shumë antipatik në Francë.
10. Emir Spahic
Dy vjet në Monpelje para pak vitesh: 16 kartonë të verdhë e 3 të kuq, si dhe shumë kundërshtarë “të gjymtuar”. Boshnjaku mbahet mend vetëm për keq në Francë.