Telegrafi

Dhjetë lojtarët e Realit që NUK janë në shitje

El Economista shkruan se bordi i Realit ka bërë një listë të lojtarëve të cilët përgatitet t’i shesë – me vetëm dhjetë lojtarë që nuk përfshihen në të.

Casillas, Alvaro Arbeloa, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso janë kontingjenti spanjoll të cilin Reali dëshiron ta mbajë. Nga lojtarët jo-spanjollë të paprekshëm janë Pepe, Marcelo, Sami Khedira, Mesut Ozil, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Raphael Varane, Luka Modric dhe Angel Di Maria do të mund të largohen për një çmim të duhur, siç do të mund të largohet edhe Gonzalo Higuain. Sa u takon lojtarëve të tjerë, klubi raportohet se është i gatshëm t’i lejojë ata të largohen edhe nën çmimin e tyre. /Telegrafi/