Milani e ka mposhtur 2-0 Beneventon në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Pas 15 minutash lojë, Rossonerët fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Franck Kessie.
Por, në minutën e 34-të, Milani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Sandro Tonali pranoi direkt karton të kuq për një ndërhyrje të lehtë në kundërshtarin.
Three cheers for our first goalscorer of the new year! 👏#BeneventoMilan 0-1 #SempreMilan pic.twitter.com/zh8A4GV9LG
— AC Milan (@acmilan) January 3, 2021
Mysafirtë nuk u ndalën me kaq dhe e shënuan edhe golin e dytë në minutën e 49-të me anë të Rafael Leaos, që pranoi një asistim nga Ante Rebic.
Benvento kishte shansin që të ngushtonte rezultatin e Milanit, po të mos dështonte Caprai (61′) nga pika e bardhë.
Pas javës së 15-të, Milani është në vendin e parë me 37 pikë, një më shumë se Interi, derisa në xhiron e 16-të do të takohen me Juventusin. /Telegrafi/