Site icon Telegrafi

Dhjetë lëndime në 50 ditë te Reali, trajneri i ri kondicional po shihet si fajtori kryesor

Zinedine Zidane është në fillim të një sezoni të ri me Real Madridin dhe ka hasur probleme në rezultate negative.

Pas lëndimit të fundit të Iscos, listës i është shtuar edhe lojtari i dhjetë i dëmtuar te Los Blancos, ku të gjithë janë lënduar në 50 ditët e fundit.

Fillimi i dëmtimit për futbollistët e Realit përkon me momentin kur Gregory Dupont u bë trajneri i ri i fitnesit, shkruan Marca.

Kjo e fundit ka pohuar se trajneri kondicional mund të jetë një problem që duhet të adresohet te skuadra madrilene.

Nga ajo pikë, Asensio, Hazard, Brahim, Rodrygo, Mendy, Jovic, Courtois, James Rodriguez, Mariano Diaz dhe tani së fundi u lënduan, Isco.

Në të vërtetë, disa tashmë janë rikuperuar dhe por, ca si Asensio, nuk do të jenë në dispozicion të francezit në të shumtën e sezonit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version