Një mjegull e dendur në rrugë është jashtëzakonisht e rrezikshme për vozitje.
Pra për të pasur një vozitje më të lehtë dhe më të sigurt këtu ju i keni disa këshillë kur jeni duke vozitur në një rrugë me mjegull.
1) Dilni në rrugë vetëm nëse ju duhet patjetër
Mjegulla zakonisht zbret herët në mëngjes dhe në mbrëmje përreth zonës afër lumenjve dhe liqeneve.
Pra, nëse mund të zgjidhni, përpiquni të shmangni ngasjen në atë kohë të ditës.
2) Ul shpejtësinë
Rregulloni shpejtësinë në gjendjen dhe kushtet e rrugës.
Kjo praktikisht do të thotë që ju duhet të vozisni nëpër mjegull me një shpejtësi me të cilën do të jeni në gjendje të ndaleni para çdo pengese kur ta vëreni atë.
3) Rritni distancën
Në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar, siç është mjegulla, mbaj një distancë më të madhe nga automjeti para.
Kjo ju jep më shumë kohë për të reaguar në rast të rrethanave të paparashikuara.
4) Përdorini vijat e rrugës si pika referimi
Kur lëvizni nëpër mjegullën e dendur, përdorni vijën qendrore dhe vijën e djathtë të skajit të rrugës si pika referimi, nëse është e shënuar.
Në mënyrë që të shmangni automjetet nga kahu i kundërt, si dhe këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin përgjatë skajit të djathtë të rrugës, përpiquni ta mbani automjetin gjithmonë në mënyrë të barabartë larg nga ato dy linja.
5) Në kryqëzim kujdes shtesë
Kur afroheni në kryqëzim, ulni dritaret dhe dëgjoni trafikun.
Kjo është një mënyrë e mirë që nëse shikimi është aq i dobët, ju prapë e dini se kur mund ta kaloni atë.
6) Kujdes nga akulli
7) Ndizni katër sinjalizuesit kur ndaloni
8) Ndizni ngrohësen e xhamave
9) Dritat e mjegullës
10) Fikni gjithçka që mund t’ju shqetësojë. /Telegrafi/