Site icon Telegrafi

Dhjetë këshilla për partnerin

THUAJI QË DUKET (DHE SHIJON) PËR MREKULLI
Është vërtetuar se, që femrat të ndihen të sigurta për pamjen e organit gjenital, janë më të hapura për lloje të ndryshme të aktivitetit seksual, dhe arrijnë orgazmën më shpesh sepse ndjehen të qeta. Mos e trajto si një detyrim.

DËGJOJE
Ndryshimi i vetëm mes një shoqëruesi femrash me pagesë dhe një mashkulli normal është që shoqëruesi dëgjon se çfarë dëshiron femra në shtrat. Kështu që pyete! Këshillohet ta pyesni edhe jashtë dhomës së gjumit, të diskutoni gjatë shëtitjeve ose momenteve të tjera, jo intime.

PREKE NGADO (ME VAJ)
Prekja sensuale çliron një hormon seksual të fuqishëm që quhet oksitocinë, i cili ngre nivelin e testosteronit dhe ndez dëshirën për seks. Ndjenja joshëse prej mëndafshi, e vajit që përhapet mbi lëkurë e bën seksin më pasionant tek të dy.

SILL KUZHINËN NË DHOMËN E GJUMIT
Arginina është përbërësi kryesor i Viagrës, kësisoj meshkujt duhet të konsumojnë ushqime që e kanë këtë element në përbërje, si midhjet, peshku etj. Gjithçka që bën mirë për pjesën sipër belit, bën mirë edhe për pjesën poshtë: zarzavatet dhe bathët, të pasura me proteina dhe me pak yndyrë; frutat dhe perimet me ngjyra të ndezura, të pasura me antioksidantë.

ZHVISHU MË NGADALË
Ka vend për menaxhim kur vjen puna tek sasia e neurotransmetuesve të çliruar. Kur shikon një femër nudo, çlirohet dopaminë dhe mundësisht oksitocinë, por efekti zbehet shpejt. Lëre të punojë pak më shumë me zhveshjen, do e shijojë më shumë orgazmën e zgjatur.

BËNI NJË DUSH
Nuk ka ferhormone njerëzore që t’ju bëjnë të parezistueshëm. Kështu që derisa të gjendet një i tillë, lahuni pa problem. Pse mos të lini një bluzë ose këmishë në shtëpinë e saj? Nuk do ju heqë kurrë nga mendja.

KRIJONI ATMOSFERË – FIKNI DRITAT
Pjesë të trurit të lidhura me stresin dhe ankthin kanë nevojë të ç’aktivizohen në mënyrë femra të gjallërohet. Femrat nuk e shijojnë seksin nëse nuk janë të relaksuara. Zbehni dritat dhe vini në punë fantazinë. Sipas një studimi të Harvard, nëse përqafoni një femër për më shumë se 5o sekonda, niveli i oksitocinës tek ajo rritet duke i paraprirë seksit.

KTHEJE MBRAPSHT
Gjeni një pozicion që është më stimulues për të. Ndoshta femra sipër, por me kurriz, ose e kthyer mbrapsht. Këndi i organit tuaj përmes murit vaginal stimulon zonën e pikës "G".

MOS U MERAKOS SHUMË – AKTI NUK ËSHTË GJITHÇKA
Nëse ti mendon gjithë kohës, ‘Shpresoj të shkojë mirë’! ‘Shpresoj të shkojë mirë’! atëherë nuk po shkon mirë. Lëre seksin për një muaj. Bëj gjithçka tjetër përveç seksit. Në të shumtën e rasteve, pikërisht kur një mashkull ndalon së shqetësuari atëherë fillon të funksionojë. Nuk mund ta stresosh veten për një gafë të vogël.

LËRE SHTATZËNË (ME QËLLIM)
Nëse po mundoheni të mbarsni bashkëshorten apo të dashurën tuaj, atëherë ndaloni menjëherë shtytjen pas ejakuacionit. Forma e organit tuaj është ndërtuar që të luajë rolin e një pajisjeje që mbledh, duke e tërhequr spermën jashtë nga vagjina e partneres tuaj. Nëse vazhdoni aktin edhe pasi keni arritur orgazmën, atëherë ju po ulni mundësinë e suksesit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version