Gjatë vitit që lëmë pas kemi pasur shumë fotografi të yjeve botërore, të cilat janë bërë temë e medieve rozë botërore.
Zhveshje, shtatzëni dhe imazhe familjare kanë dominuar vitin 2017, bazuar në publikimet e VIP-ave gjatë 365 ditëve.
Por, shtrohet pyetja se cila fotografi apo moment është pëlqyer më së shumti prej fansave.
Më së shumti pëlqime ka marrë fotoja e Beyonces, të cilën e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Këngëtarja shihet në muajt e fundit të shtatzënisë, e cila ka marrë mbi 11.2 milionë “Like”.
Vetëm 100 pëlqime më pak i ka imazhi i Cristiano Ronaldos me Georgina Rodriguez, e cila ishte shkrepur disa momente pas lindjes së vajzës Alana Martina.
Në top tre vendet e para është imazhi i Selena Gomez, e cila shihet e shtrirë në një shtrat të spitalit.
Ajo këtë foto e kishte bërë disa orë para se mikesha e ngushtë t’i dhuronte veshkën, ku e kishte falënderuar pasi i kishte shpëtuar jetën.
Telegrafi iu sjell më poshtë dhjetë imazhet që kanë marrë më së shumti pëlqime gjatë vitit 2017.