Site icon Telegrafi

Dhjetë gramë arrë dhe kikirikë në ditë zgjasin jetën

Kështu është zbuluar nga një studim holandez i Universitetit të Maastricht, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of Epidemiology”.

Studimi u përqendrua në 120 mijë persona me moshë nga 55 deri në 69 vjeç, të cilët u mbajtën në monitorim për dietën ushqimore dhe stilin e jetës, duke nisur në vitin 1986.

Dhjetë vite më vonë u monitorua shkalla e vdekshmërisë së tyre, e lidhur me diabetin, kancerin, sëmundjet respiratore, neurodegjeneruese etj. U vu re se personat që konsumonin çdo ditë në mënyrë të moderuar arrë dhe kikirikë ishin më të mbrojtur 45% nga vdekja e parakoihshme për shkak të sëmundjeve neurodegjeneruese, 39% më të mbrojtur nga sëmundjet respiratore dhe 30% nga diabeti.

Drejtuesi i studimit, Piet van den Brandt, u shpreh se dobitë e arrëve dhe kikirikëve janë të shumta pasi përmbajnë yndyra të dobishme, vitamina, fibra, antioksidantë dhe elementë të tjerë bioaktivë.
 

Exit mobile version