Site icon Telegrafi

Dhjetë gra saudite pajisen me patentë për drejtim të automjeteve

epa06786380 A handout photo made available by Center for International Communication (CIC) of the Saudi Ministry of Media shows Saudi woman, Tahani Aldosemani, Assistant Professor and Undersecretary of the Deanship of the Technology Department at Prince Sattam Bin Abdulaziz University in Al-Kharj, showing her brand-new driving license in Riyadh, Saudi Arabia, 04 June 2018 (issued 05 June 2018). Saudi Arabia issued driving licenses to ten Saudi women ahead of lifting the ban on women driving in Saudi Arabia on 24 June. EPA-EFE/CIC HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Arabia Saudite u ka lëshuar grave patenta për drejtim të makinave për herë të parë në disa dekada, vetëm disa ditë pasi është larguar ndalesa shtetërore për këtë gjë.

Dhjetë gra kanë zëvendësuar këtë dokument me patentat e huaja në disa qytete saudite.

Sipas ligjeve të këtij shteti, gratë duhet të kërkojnë leje nga burrat e tyre për shumicën e vendimeve dhe veprimeve, duke përfshirë edhe ndalimin e drejtimit të automjetit.

Më herët familjeve u është dashur të angazhojnë shofer privat për të bartur gratë nga një lokacion në tjetrin.

Mirëpo grupet për të drejtat e njeriut në Mbretëri kanë bërë fushatë me vite për t’iu siguruar grave këtë të drejtë, derisa disa prej tyre janë burgosur për shkak të sfidimit të këtij rregulli.

Ministria saudite për Informim ka thënë se pritshmëritë janë që javën e ardhshme edhe 2,000 gra të tjera t’i shtohen personave që kanë të drejtë të ngasin makinën në Mbretëri.

Sipas ministrisë dhjetë gratë që tashmë kanë fituar patentat e tyre “kanë bërë histori”.

“Kjo është ëndërr që më është realizuar pasi tani mund të drejtojë makinën në Mbretëri”, është cituar të ketë thënë Rema Jawdat, ka njoftuar ministria. /rel/

Exit mobile version