Manchester City është suspenduar për dy vite nga garat evropiane, pasi kanë shkelur rregullin financiar dhe nuk do ta marrin pjesë në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës për sezonin 2020/21 dhe 2021/22.
Natyrisht se ky ndëshkim për Citizens është i rëndë, derisa kanë paralajmëruar se atë vendim do ta apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit të Futbollit (CAS).
Givemesport ka përpiluar një listë me dhjetë gjërat që mund të ndodhin nga ky ndëshkim dyvjeçar i Manchester Cityt nga FIFA:
1= Eliminimi nga Liga e Kampionëve prej Real Madridit
Manchester City dhe Los Blancos do të përballen në kuadër të fazës së eliminimit direkt qysh në javën e ardhshme, e që aktualisht ata janë në gjendje të turbullt shkaku i lëndimit dhe mund të eliminohen lehtësisht nga madrilenët, e që do të ishin ndeshjet e fundit të tyre për dy vitet e ardhshme.
2= Leroy Sane largohet në këtë verë nga Etihad Stadium
Anësori gjerman ka kohë që po kërkohet nga Bayern Munichu dhe do të jetë një shans i mirë për të që të transferohet te Bavarezët në verën e këtij viti.
3= Pep Guardiola pritet të largohet nga Manchester City në vitin 2021
Të gjithë mendojnë se trajneri spanjoll do të largohet nga Citizens me të përfunduar ky sezon, mirëpo ish-trajneri i Barcelonës njihet si një njeri besnik dhe do të përfundojë kontratën me ‘Qytetarët’.
4= Edhe Sergio Aguero pritet të largohet në këtë verë
Sulmuesi argjentinas duket se po e luan sezonin e tij të fundit te City, e që suspendimi i këtyre të fundit ka bërë që gjërat të shpejtohen dhe mund të ndodhë largimi i tij.
5= Jose Mourinho shpreson që me Tottenham Hotspurin të futet në top katërshe
Suspendimi dyvjeçar i Manchester Cityt ka bërë që skuadrat poshtë tyre të shpresojnë të futen në Ligën e Kampionëve. Një gjë të tillë po e bën edhe Tottenhami që aktualisht është në pozitën e gjashtë.
6= Sheffield United shpreson të kualifikohet në Ligën e Evropës.
Sheffieldi aktualisht është në pozitën e pestë, dy pikë mbrapa Chelseat, e që shpreson që të mbajë atë pozitë që së paku të luajë në garën e dytë më të rëndësishme në Evropë.
7= Evertoni dëshiron të kualifikohet në Ligën e Evropës
Suspendimi i Manchester Cityt ka bërë që Evertoni të shpresojë që së paku të kualifikohet në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
8= Një luftë e madhe ofertash nga gjigantët evropian për Kevin de Bruyne
Kevin de Bruyne pritet që të vërshohet nga ofertat e gjigantëve evropian, pas dënimit të Citizens për dy vitet e ardhshme. Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Liverpool e Juventus, pritet të jenë në mesin e skuadrave të interesuar për belgun.
9= Liverpooli sërish do të fitojë Ligën Premier (2020/21)
Liverpooi po e fiton titullin e parë të ligës angleze pas më shumë se 30 vitesh, mirëpo një sukses po ashtu të madh pritet të përsëris edhe në sezonin e ardhshëm shkaku i dënimit të Cityt dhe vështirë se ndonjë skuadër mund t’i rivalizojë.
10= Lojtarët e tjerë më të rëndësishëm prite të kenë dilema të mëdha
Ederson, Raheem Sterling, Phil Foden, Aymeric Laporte, Rodri, Bernardo Silca, David Silva, e disa të tjerë mund të kërkojnë largimin nga klubi, shkakun i dënimit dyvjeçar dhe dëshirës së madhe për të fituar trofe. /Telegrafi/