Site icon Telegrafi

Dhjetë gjërat që ju ndoshta nuk i dinit për stjuardesat

Shumë njerëz e shohin punën e një stjuardese si punë argëtuese, interesante dhe dinamike.

Ata udhëtojnë në të gjithë botën pothuajse falas, takojnë njerëz të rinj, flenë në hotele… për disa tingëllon si një ëndërr, dhe shumë kanë pyetje rreth këtij profesioni, për të cilat nuk mund të marrin përgjigje – përveçse nga dikush që e ushtron një të tillë.

Stjuardesa Ally Rae Case vendosi t’u përgjigjej disa pyetjeve rreth profesionit të saj në profilin e saj në TikTok.

@allycase1Answering all your FA questions – part 2! ##learnontiktok ##flightattendant ##flightattendantlife ##part2 ##fyp♬ original sound – allycase1

Video u bë virale, dhe këtu janë disa nga përgjigjet e saj.

1. Pyetje: “A mund të fluturojë dikush me ju falas?”
A: “Po, ne mund të marrim një partner, një vëlla ose motër, një mik dhe të udhëtojmë nëpër botë”.

2. Pyetje: “A ju trembin ndonjëherë turbulencat?”
A: “Unë mendoj se jam mësuar me to, por fakti është që ato ndihen shumë më dobët në pjesën e përparme të avionit sesa në pjesën e pasme”.

3. Pyetje: “A duhet të ndani një dhomë hoteli me shoqëruesit e tjerë të fluturimit?”
A: “Jo, ne jemi vetëm në dhoma”.

4. Pyetje: “A hani ushqim nga një aeroplan?”
A: “Gjithmonë”.

5. Pyetje: “A është akomodimi juaj në hotel falas ndërsa punoni?”
A: “Oh po”.

6. Pyetje: “A është e vërtetë që ju paguheni vetëm në kohën kur dera e avionit mbyllet?”
A: “Po, orari ynë fillon kur mbyllet dera”.

7. Pyetje: “A keni gjithmonë një valixhe të paketuar?”
A: “Po, gjithmonë”.

8. Pyetje: “A mund të flini gjatë fluturimeve të gjata?”
A: “Po, ne kemi një dhomë të veçantë personeli ku flemë”.

9. Pyetje: “A fluturoni gjithmonë me të njëjtët njerëz?”
A: “Asnjëherë”.

10. Pyetje: “Si bëhesh i preferuari i një stjuardese?”
A: “Ju i sillni asaj ushqime, ëmbëlsira dhe karta dhuratash nga Starbucks”. /Telegrafi/

Exit mobile version