Site icon Telegrafi

Dhjetë gjërat për Kim Jong-unin që u mësuan nga shokët e shkollës

Diktaktori koreanoverior është një nga figurat më enigmatike në botë. Si i ri ishte dërguar për shkollim në Zvicër. Kështu, nga shokët e internatit mësohen disa detaje për Kim Jong-unin – liderin e shtetit më të izoluar në botë, transmeton Telegrafi.

1. Adhuron Air Jordan!

Si fëmijë ndoshta kurrë nuk ka ëndërruar se një ditë do të jetë mik i legjendës së NBA-së, Dennis Rodman, por si tinejxher ishte i fiksuar me basketbollin, sidomos me ekipin Chicago Bulls, për çka dhomën e kishte me foto të ekipit e pranë mbante gjithmonë atletet Air Jordan.

2. Kishte pseudonim

Meqë në internat nuk donte të njihej si djalë i diktatorit, u lajmëruar si Pak Un, ndërsa thoshte se është fëmija i një punëtori të Ambasadës së Koresë së Veriut në Bernë.

3. Kishte suitën e tij

Në Zvicër bënte jetë të mirë. Në çdo çast kishte koreanoveriorët që punonin për të si shërbëtorë, si asistentë e truproje. Dy nga ta xhironin çdo ndeshje të tij të basketbollit. Shokët çuditeshin e mendonin se kjo është një traditë e tyre.

4. Fliste shumë

Edhe pse familja e tij e bënte të pamundurën ta mbante të fshehur identitetin e tij, ai fliste shumë dhe disa herë tregoi kush ishte. Kur një ditë këtë ia tha mikut Joao Micael, ai nuk e besoi.

5. Si duronte shpagetat e ftohta

I sipërpërmenduri Joao e vizitonte shpesh Kimin në suitën e tij në kuadër të Ambasadës së Koresë së Veriut. Ai tregon se si shpërtheu Kimi kur një herë kuzhinieri ia shërbeu shpagetat e ftohta. “U habita, se rrallë sillej ashtu”, tha Joao, transmeton Telegrafi.

6. I adhuronte “tutat”

Kimi donte të vishej rehatshëm, kështu që ormani i tij ishte plotë “tuta” të firmës NIke.

7. Nuk ishte i kthjellët

Edhe pse ishte dy vjet më i vjetër se shokët e tij, për shkak të njohurive të dobëta të gjuhës gjermane rrallë merrte nota të mira. Gjatë vitit të parë të shkollimit ka munguar 75 ditë, e gjatë vitit e dytë 105 ditë, për çka ra nga të gjitha lëndët natyrore e nga tjerat mezi merr kaluese.

8. Nuk ngopej djathë

Gjatë qëndrimit dyvjeçar në Zvicër, Kim kishte oreks të madh. E adhuronte djathin zviceran, për çka dërgon kuzhinierë në shkolla më të njohura kulinare në Evropë për të mësuar sekretet e prodhimit të djathit të mirë. Nga viti 2012 ka shtuar 40 kilogramë, veç për shkak të djathit.

9. I pëlqent filmat aksion

Kim nuk gjendej mirë në ambientet shoqërore, sidomos në prani të femrave, ndaj kalonte shumë kohë para televizorit. Kur nuk shikonte basket, i donte filmat aksion me Jacky Chanin.

10. U zhduk

Atij i kishte mbetur edhe pak për ta përfunduar shkollën, kur më 2000 zhduket pa shpjegim nga internati. Shokët kanë menduar se është sëmurë e se do të kthehet, por kjo nuk ndodhi kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version