Site icon Telegrafi

Dhjetë foto që tregojnë fuqinë shkatërruese të tajfunit vdekjeprurës Yagi

Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme që ka goditur Azinë këtë vit, ka arritur të premten në brigjet e provincës Hainan të Kinës, pasi kishte goditur Filipinet.

Stuhia me erëra maksimale të qëndrueshme deri në 233 km/h ka përshkruar rajonin që është shtëpia e miliona njerëzve.

Bëhet e ditur se aeroporti i Haikoku ka regjistruar një shpërthim prej 172 km/h, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Më pas, stuhia ka vazhduar për në provincat veriore të Vietnamit, Hai Phong dhe Quang Ninh.

Raportohet për të paktën 22 të vdekur nga tajfuni i fuqishëm në të tre vendet.

Së fundmi, janë publikuar disa fotografi të tregojnë fuqinë shkatërruese të stuhisë vdekjeprurëse.

Ndryshe, tajfuni është dobësuar, por do të vazhdojë të sjellë erëra të forta dhe shira ndërsa lëviz nëpër Vietnamin verior dhe Laos. /Telegrafi/

Exit mobile version