Site icon Telegrafi

Dhjetë filmat më të mirë të të gjitha kohërave, nga klasikët deri te veprat moderne të kinematografisë (Foto)

Ekzistojnë lista të shumta që i renditin filmat më të mirë më histori, ndërsa veprat kinematografike që jua sjellim më poshtë janë bazuar në vlerësimet më të mira që i kanë marrë nga kritikët.

Citizen Kane (1941)

Pas vdekjes së një manjati botimi, gazetarët angazhohen që ta zbulojnë misterin që fshihet prapa fjalës së tij të fundit – “burbuqe”.

Godfather (1972)

Lideri një prej familjeve më të fuqishme mafioze, Vito Corleone, është ndër tradicionalistët e fundit: Beson te rëndësia e familjes, përkushtimi dhe respekti. Mirëpo, kohët ndryshojnë, ndërsa qëndrimet e tij nënkuptojnë rrezik dhe probleme në raportet ndërmjet familjeve.

Casablanca (1943)

Pronari i një kazinoje në qytetin maroken Casablanca e fsheh nga nazistët ish-të dashurën e tij dhe burrin e saj – një luftëtar çekosllovak për liri.

Three Colors: Red (1994)

Vazhdimi i fundit i trilogjisë së filmave që merren me shoqërinë moderne franceze, ndjek tregimin e manekines që njihet më një të moshuar dhe miqësohet me të, mirëpo më vonë e kupton se ai i spiunon njerëzit tjerë.

Moonlight (2016)

Një tregim për lidhshmërinë njerëzore dhe vetëzbulimin, vë në pah jetën e një të riu me ngjyrë që nga fëmijëria deri në moshën e rritur, teksa lufton për të gjetur vendin e tij në botë.

My Left Foot (1989)

Filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë, ndërsa ndjek tregimin jetësor të Christy Brown, i cili vuan nga paraliza cerebrale. Ai e tejkalon sëmundjen dhe varfërinë, dhe bëhet artist i njohur, poet dhe shkrimtar.

Gone with the Wind (1939)

Ky film klasik i ka fituar tetë çmime Oscar, ndërsa tregon luftën e bukuroshes Scarlet O’Hara gjatë luftës qytetare amerikane.

Some Like It Hot (1959)

Dy muzikantë ikin nga gangsterët në Chicago dhe arrijnë të dalin nga qyteti, mirëpo puna e vetme që u ofrohet jashtë qytetin është në një grup muzikor femrash. Ata shndërrohen në femra dhe të dy dashurohen në këngëtaren e grupit dhe fillon lufta për të.

Psycho (1960)

Në këtë triler psikologjik, ngjarja zhvillohet rreth sekretares Marion Crane, e cila pas ikjes me paratë e shefit të saj, fshihet në një hotel që ka për pronar një njeri të me çrregullime.

12 Years a Slave (2013)

Filmi flet për një afro-amerikan të lirë, i cili është kidnapuar në Washington dhe është shitur si rob. Para se të luftonte për liri, ai ka punuar për 12 vite në një plantacion në Louisiana.

Exit mobile version