Telegrafi

Dhjetë filmat origjinalë më të shikuar në historinë e Netflixit

Me afër 170 milionë abonentë në të gjithë botën, Netflix vazhdon të jetë një nga titanët në hapësirën e transmetimit të filmave dhe shfaqjeve televizive origjinale.

Por ajo që ka qenë një mister gjatë gjithë këtyre viteve është sa e mirë është performanca origjinale. Sa njerëz i shikojnë këto gjëra në të vërtetë?

Epo, në korrik, Netflix më në fund zbuloi 10 filmat e tij më të mirë origjinalë të të gjitha kohërave dhe që nga ajo kohë ka azhurnuar atë listë në postimet në rrjetet sociale të titujve të rinj që kanë hyrë në top 10.

Rezultati është një listë që përbëhet shumë nga filma aksion dhe çuditërisht askush prej tyre nuk ka pasur mbi 100 milionë shikime në katër javët e tyre të para, shkruan Insider.

Këta janë 10 filmat kryesorë origjinalë më të shikuar në Netflix – sipas Netflix.

10. “The Irishman” – 64 milionë shikime

9. “The Kissing Booth 2” – 66 milionë shikime

8. “Project Power” – 75 milionë shikime

7. “Enola Holmes” – 76 milionë shikime

6. “The Old Guard” – 78 milionë shikime

5. “Murder Mystery” – 83 milionë shikime

4. “6 Underground” – 83 milionë shikime

3. “Spenser Confidential” – 85 milionë shikime

2. “Bird Box” – 89 milionë shikime

1. “Extraction” – 99 milionë shikime. 

/Telegrafi/