Pasuria 500 milionë dollarëshe e mbretëreshës Elizabeth II-të nuk është asgjë në krahasim me vlerën neto të disa prej familjeve të tjera mbretërore të Evropës. Padyshim, ajo është mbretëresha më e njohur e kontinentit, por nuk është më e pasura.
Business Insider prezanton dhjetë familjet mbretërore më të pasura të Evropës për nga vlera neto, ku kjo vlerë mund të përfshijë edhe shtesa të dhëna nga shteti.
10. Mbreti Philippe, Belgjikë
Edhe pse ka pak të dhëna për mbretin Philippe, në vitin 2013, monarkia e tij mendohej të kishte 14 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.
Lista Civile e Belgjikës mbulon të gjitha shpenzimet e bëra drejtpërdrejt nga mbreti Philippe.
Pronat mbretërore të Belgjikës zotërohen nga shteti ose nga Royal Trust, një institucion publik i pavarur dhe autonom. Pronat e tij nuk mund të shiten kurrë.
9. Mbreti Felipe VI, Spanjë
Mbreti Felipe ka një vlerë neto prej 20 milionë dollarësh. Për të thuhet se në vitin 2015 shkurtoi pagën e tij me 20 për qind.
Kjo familje mbretërore, përveç pasurisë neto, ka nën zotërim edhe tetë pallate mbretërore, pesë vendbanime të qarkut mbretëror dhe dhjetë manastire. Në vitin 2015, kostoja e jetës e familjes mbretërore ishte 8.9 dollarë, përcjell Telegrafi.
8. Mbreti Harald V, Norvegji
Mbreti Harald V zotëron një vlerë neto prej 30 milionë dollarësh. Ai ka shpenzuar shuma të mëdha për të blerë një jaht mbretëror.
Monarkia norvegjeze raportohet se i kushton shtetit 72 milionë dollarë në vit. Sipas burimeve, mbreti dhe mbretëresha shpenzojnë shuma marramendëse për shpenzimet e tyre personale.
7. Mbretëresha Margrethe II, Danimarkë
Vlera neto e saj është 40 milionë dollarë. Margrethe II ka mbretëruar që nga viti 1972.
Lista Civile daneze i jep familjes mbretërore 12.8 milionë dollarë në vit, e cila mbulon aktivitetet e mbretëreshës, shpenzimet e familjes mbretërore dhe shpenzimet private.
6. Mbreti Carl XVI Gustaf, Suedi
Mbreti Carl XVI Gustaf, zotëron një pasuri neto prej 70 milionë dollarësh. Vlera neto e familjes mbretërore përfshin pronësinë private të Pallatit Solliden, një shtëpi verore në Balltik.
Thuhet se në vitin 2015, mbreti Carl XVI Gustaf mori 7.6 milionë dollarë fonde për detyrat zyrtare dhe Administrata e Pallatit mori gati 7.4 milionë dollarë nga shteti po në këtë vit, përcjell Telegrafi.
5. Mbretëresha Beatrix, Holandë
Mbretëresha Beatrix ka një pasuri prej 200 milionë dollarësh. Edhe pse që nga viti 2013 ajo nuk është më në fronin e mbretërisë, ende mbetet një figurë shumë e spikatur në Mbretërinë Holandeze.
Mbretit aktual të Holandës, Willem-Alexander, iu nda një buxhet prej 47 milionë dollarë, i cili mbulon vizitat zyrtare dhe turne jashtë shtetit. Ai gjithashtu ka një pasuri personale të përbërë nga patundshmëria dhe aksionet në Shell Oil.
4. Mbretëresha Elizabeth II, Angli
Vlera neto e familjes mbretërore britanike arrin deri në 500 milionë dollarë. Vlera përbëhet nga pronat, arti dhe investimet.
Pjesa më e madhe e vlerës neto vjen nga The Crown Estate, i cili përfshin Pallatin Buckingham dhe xhevahiret e kurorës. Mbretëreshëa zotëron rezidencat e saj në kalanë Balmoral dhe pallatin Sandringham.
Nga viti 2016-2017, Granti Sovran, i llogaritur si përqindje e fitimeve të pasurive të kurorës, ishte afërsisht 57,931,768 dollarë. Mbretëresha mori rreth 20,167,835 dollarë të krijuara nga burime të qirasë së pronave.
3. Princi Albert II, Monako
Princi Albert II zotëron pasuri me vlerë neto 1 miliard dollarë.
Princi raportohet se zotëron rreth një të katërtën e tokës mbi të cilën ai mbretëron, shtëpi në zonën e Philadelphias, një koleksion makinash antike, aksione në vend pushimin Monte Carlo Societe des Bains de Mer dhe një koleksion pullash të kushtueshme, të gjitha kontribuojnë në vlerën neto të Shtëpisë Mbretërore.
Mbretëria gjatë vitit 2015 ka shpenzuar rreth 53 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.
2. Princi Hans Adam II, Lihtenshtajn
Princi Hans Adam II ka një pasuri e cila shkon deri në 3.5 miliardë dollarë. Në vend të pagës, ai merr një pagesë prej 270,709 dollarë nga shfrytëzimi i tokës.
Raportohet se shtëpia Princely e Lihtenshtajnit kap vlerën e 3.5 miliardë dollarëve në një pjesë të madhe për shkak të bankës private LGT Group dhe investimeve të bëra përmes Fondacionit Prince of Lihtenstein, i cili mbikëqyr pasuritë e patundshme, pyjet dhe verërat.
1. Duka i Madh Henri, Luksemburg
Është pronar i një pasurie me vlerë neto që shkon deri në 4 miliardë dollarë.
Familja mbretërore e Luksemburgut nuk merr pagë, por asaj i jepen rreth 324,851 dollarë çdo vit që nga viti 1948 për të kryer funksionet.
Pronësia, administrimi, kontrolli dhe të ardhurat e pasurisë private të shtëpisë të Dukës së Madh i përkasin ekskluzivisht mbajtësit të kurorës. /Telegrafi/