Telegrafi

Dhjetë fakte interesante për Martin Braithwaite, blerja e fundit e Barcelonës që u bashkua me ekipin në ndeshje me Napolin edhe pse nuk ka të drejtë të luajë

Martin Christensen Braithwaite nuk është një person shumë i njohur në Spanjë.

Ai kaloi vetëm disa muaj më parë në Leganes përpara se të bënte lëvizjen e madhe te Barcelona.

Marca ka nxjerr 10 fakte interesante për të.

1.Rezervoi fushë për të përmirësuar goditjen kur arriti në Spanjë

Me të mbërritur në Spanjë, Braithwaite rezervoi një fushë në Ciudad de Futbol për të praktikuar gjuajtjet e tij.

Ai gjithashtu kërkoi një portier profesionist për ta bërë këtë më reale. Atij iu bashkua edhe një mik i cili është pjesë e ekipit stërvitës të Anglisë.

2.Nga vjen ai?

Braithwaite lindi në Esbjerg të Danimarkës nga një baba gujanez dhe një nënë daneze, të cilët ishin takuar në Shtetet e Bashkuara. Sulmuesi futbollin e nisi në Esbjerg përpara se të transferohej në Toulouse në moshën 21 vjeçare.

3.Gruaja e tij është një gazetare

Gjatë kohës që ishte në Toulouse, Braithwaite u takua me gruan e tij, Anne-Laure Louis, e cila është gazetare franceze, por merret edhe me biznes. Ata u martuan verën e kaluar në Ibiza dhe flasin frëngjisht së bashku.

Braithwaite aktualisht është gjithashtu duke mësuar spanjisht.

4.Ai ka tre fëmijë

Braithwaite dhe Louis kanë tre djem nga lidhja e tyre. Dy të rinjtë aktualisht luajnë në akademinë e të rinjve Rayo Majadahonda ndërsa njëri nuk është aq e interesuar për futboll.

5.Kohët e fundit ai bleu një shtëpi në Madrid

Ai ka blerë kohëve të fundit një shtëpi në Madrid. Braithwaite tani do ta përdor më pak. Ai tani po jeton në një hotel në Barcelonë.

6.I pëlqen të jetë i pari në stërvitje dhe i fundit që largohet

Braithwaite është gjithmonë i pari që mbërrin dhe i fundit që lë stërvitjen, sa ishte te Leganes. Ai është shumë i përkushtuar në përgatitjen e tij dhe ka palestër në shtëpi.

7.Ai ka një program personal dhe fizioterapeut

Fizio-terapeuti nuk është gjithmonë me të, por vjen nga Mynihu me kërkesë të veçantë.
Braithwaite është një profesionist i madhe dhe kujdeset mirë për veten edhe për ushqimin.

8. Njeri familjar

Nuk mund ta shihni Braithwaiten në restorante ose në ahengje shumë shpesh. Ai e kalon shumë kohën e tij në shtëpi dhe nuk del shumë me familjen e tij. Ai është një person miqësor dhe shkon mirë me të gjithë në dhomën e zhveshjes. Në shtëpi, ai shikon shumë futboll.

9. Kontrata me Nike

Braithwaite sponsorizohet nga Nike. Ai merr këpucët sportive dhe pajisjet e tjera nga kjo kompani.

10. Shkoi në stërvitje në një SUV

Pasi e la makinën e tij në Madrid, ishte interesante të shihte Braithwaite të mbërrinte për të stërvitur në një makinë që nuk përputhet me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës. /Telegrafi/