Një baba humbi jetën tragjikisht, pasi u qëllua aksidentalisht me pushkë nga qeni i tij, derisa po fuste armët e gjuetisë në veturë.
Ngjarja ka ndodhur në provincën turke Samsung, ku 32-vjeçari Ozgur Gevrekoglu humbi jetën, kur qeni i tij aksidentalisht shkeli këmbëzën e armës me putrën e tij, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht se miqtë e dërguan me urgjencë në spitalin Alacam, ai disa orë më vonë është shpallur i vdekur nga mjekët që po e trajtonin.
Trupi i tij është dërguar për obduksion për të përcaktuar përmes autopsisë shkakun e vërtetë të vdekjes. Në anën tjetër hetuesit po vazhdojnë të analizojnë në detaje provat.
32-vjeçari ishte bërë baba dhjetë ditë më parë, kurse kjo nuk është hera e parë që kafshët qëllojnë për vdekje pronarët e tyre derisa janë në gjah. /Telegrafi/