Telegrafi

Dhjetë ditë aventurë leximi për të gjithë në “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar sërish forcat për “BookFest” si një superfestë e librit, me shumë aktivitete e superatmosferë.

Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë “Dukagjini”, një mori aktivitetesh e libra nga zhanret më të ndryshme do t’i gjeni në Katin e III-të në Albi Mall.

Synimi i përbashkët i “Dukagjini”t dhe i “Albi Mall”-it për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, synon të promovojë librin dhe leximin në një format festiv.

Jump and Grab a Book, Make your own Bookmark, lexim, pantomima, ngjyrosje e gjëegjëza do të ngjallin kureshtjen dhe do të nxisin imagjinatën e fëmijëve përgjatë ditëve të BookFest-it.

Hapësirë për lexim e diskutim për librin do të ketë edhe për të rriturit, e po ashtu ju presin zbritje deri në 50%.

Ejani nga data 12-21 korrik na vizitoni në Albi Mall!