Telegrafi

Dy dekada nga debutimi i Puyol te Barcelona

Carles Puyol është njëri ndër legjendat e Barcelonës, derisa 20 vite më parë kishte bërë debutimin në skuadrën e parë të Barcelonës.

Ish-mbrojtësi spanjoll fillimisht kishte hasur në vështirësi me t’u bërë pjesë e akademisë së Blaugranasëve, pasi trajnerët nuk mund t’i gjenin pozicionin ideal dhe që ishte shumë afër të kalonte te Malaga.

Puyol nuk u dorëzua asnjëherë dhe arriti që ta realizonte ëndrrën e tij që të futej në skuadrën e parë të katalunasëve, për më shumë u bë edhe kapiten i tyre disa vite më vonë.

Legjenda spanjolle njihet si një lider në fushë dhe për lojën e tij fer që e kishte zhvilluar në Camp Nou për afro 15 vite.

Lexo po ashtu Puyol mendon se Pique është më i mirë se Ramos dhe Van Dijk

Mediat spanjolle kanë shkruar sot për 20 vjetorin e debutimit të Puyolit te Barcelona, ndërsa e kanë quajtur si legjenda më e madhe e klubit.

Bazuar në fakte, spanjolli ka bërë 593 paraqitje, duke shënuar 19 gola, e që ka fituar një numër të madh të trofeve te kampionët e La Liga-së. /Telegrafi/