Telegrafi

Dhjetë arsyet se përse duhet ta shikoni serialin “The Queen’s Gambit”

“The Queen’s Gambit” momentalisht është një nga serialet më të shikuara në Netflix dhe kjo nuk është aspak befasuese.

Aktorja kryesore e serialit Anya Taylor- Joy luan rolin e një vajze të talentuar të shahut që mposht varjen nga substancat narkotike dhe një të kaluar problematike ku në të njëjtën kohë dëshiron të bëhet lojtarja më e mirë në botë.

Nëse nuk keni filluar ta shikoni akoma, jeni duke humbur shumë.

Foto: Charlie Gray/ Netflix

Më poshtë ua sjellim 10 arsyet se përse “The Queen’s Gambit” duhet të jetë seriali i juaj i radhës.

1. Performanca mahnitëse e Anya Taylor-Joy

Nga performanca e saj e shkëlqyer në “The Witch” e vitit 2015 dhe në “Split and “Glass”, e kthyer në Emman e bukur të këtij viti, Taylor-Joy tashmë është bërë një talent i jashtëzakonshëm në aktrim – dhe radha e saj si Beth Harmon në “The Queen’s Gambit” është më një tjetër provë se ajo është një aktore perfekte për role të tilla.

Foto: Phil Bray / Netflix

2. Aktorja që portretizon Beth Harmon e re është gjithashtu e shkëlqyeshme

“The Queen’s Gambit” fillon duke na treguar vitet e hershme të fëmijërisë së Beth në një jetimore dhe Isla Johnston bën një punë të shkëlqyer duke portretizuar Beth-in e ri.

Foto: Phil Bray / Netflix

3. Bill Camp bën një paraqitje fantastike si mentori i vajzës së vogël Beth

Bill Camp është një prej atyre që kur e shikoni thoni “Hej, unë e njoh atë djalë”. Aktori paraqitet në episodet e para të “The Queen’s Gambit” si rojtari i jetimores i cili i mëson të rejën Beth se si luhet shahu.

Lexo po ashtu Anya Taylor-Joy thotë se do bënte një sezon të dytë të “The Queen’s Gambit”
Courtesy Of Netflix

4. Marielle Heller shkëlqen në një rol të rrallë aktrimi

Marielle Heller njihet më shumë për punën e saj si regjisore sesa rolet e saj në aktrim: Ajo qëndroi prapa dramës “Can You Ever Forgive Me?” dhe të “A Beautiful Day in the Neighborhood”. Por ajo ishte e përsosur si nëna adoptuese e Beth, Alma Wheatley, duke kthyer në një shfaqje qesharake dhe mjaft empatike.

Foto: Phil Bray / Netflix

5. Skenari dhe realizimi i mahnitshëm i Scott Frank

Si skenarist, Frank ka dy nominime në ‘Oscars’ për “Out of Sight” të vitit 1998 dhe “Logan” të vitit 2017. Pra, ai e di se çfarë po bën me stilolapsin – por kjo është hera e dytë që ai qëndron prapë një serie në Netflix (e para e tij ishte Godless në 2017), gjithashtu një projekt tjetër i vlerësueshëm i tij.

Foto: Phil Bray / Netflix

6. Dudley Dursley është një i rritur tani

“Memba atë? Ai tashmë është i rritur.

Foto: Phil Bray / Netflix

7. Harry Melling nuk është fytyra e vetme e njohur…

E njihni këtë djalë? Ky është Thomas Brodie-Sangster, i cili luajti fëmijën e dashuruar në “Love Actually”, si dhe interpretoi Jojen Reed në “Game of Thrones”.

Foto: Phil Bray / Netflix

8. Dizajni i setit ku xhirohet seriali është festë për sytë

“The Queen’s Gabmit” është realizuar gjatë epokës së Luftës së Ftohtë të mesit të viteve 1950 deri në fund të viteve 1960, dhe skenari i shfaqjes është i pasur me detaje kur bëhet fjalë për evokimin e mjedisit të saj kohor.

Foto: Ken Woroner / Netflix

9. Këtu janë edhe zgjedhjet e veshjeve…

Ngjashëm me shfaqjen e dashur televizive “Mad Men”, “The Queen’s Gambit” befason me stilin, me çdo zgjedhje kostumesh të trajtuar me ekspertizë nga stilistja Gabriele Binder.

Foto: Phil Bray / Netflix

10. Mbi të gjitha, gjithçka ka të bëjë me shahun

“The Queen’s Gambit” ka të bëjë me shumë gjëra – gjetja e familjes tuaj në botë, luftimi me varësinë, ndjekja e madhështisë me çdo kusht – por në të vërtetë ka të bëjë me shahun. Në fakt ka aq shumë shah, saqë thjesht mund të frymëzohesh që edhe ju të futeni vetë në shah. /Telegrafi/

Foto: Phil Bray / Netflix

Traileri i serialit: