Tetë persona janë lënduar rëndë në një nga gjithsej 10 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në gjashtë aksidente është lënduar një person, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.
Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër të madh të shoferëve. 16 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit dhe një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve.
Nga trafiku janë përjashtuar 17 shoferë sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin patentën, si dhe nëntë automjete me afat të skaduar të patentës për qarkullim. Janë hasur edhe 66 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë larguar 74 automjete./Telegrafi/