Site icon Telegrafi

Dhjetë aksidente në Shkup, një këmbësor me lëndime të rënda trupore

Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe gjashtë persona me lëndime të lehta nga dhjetë aksidentet e regjistruara në 24 orët e kaluara në Shkup.

Policia nga komunikacioni ka përjashtuar 26 vozitës nën ndikimin e alkoolit, ndërsa janë hequr nga komunikacioni edhe 23 automjete të paregjistruara, njofton  Telegrafi Maqedoni.

Janë shqiptuar masa për parkim jo të rregullt për 103 automjete ndërsa me automjetin e posaçëm “merimanga” janë ngritur 65 automjete.

Janë dënuar edhe nëntë vozitës që kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e bardha, 19 për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe dhjetë persona për mos përdorimin e rripit të sigurisë.

Reparti për parandalim pranë SBP Shkup sot do të realizojë punëtori edukative për komunikacionin në komunën e Sarajit./Telegrafi/

Exit mobile version