Site icon Telegrafi

Dhjetë aksidente në Shkup, dy persona të lënduar rëndë

Dhjetë aksidente kanë ndodhur 24 orët e fundit në Shkup, ndërsa në dy prej tyre janë lënduar rëndë dy persona. Në dy aksidente tjera janë lënduar më lehtë dy persona, ndërsa në gjashtë të tjerat është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç informoi MPB-ja, gjatë ditës së djeshme, policia rrugore ka zbuluar numër të madh të kundërvajtjeve.

Janë larguar nga qarkullimi katër persona, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ose me patentë të skaduar. Janë sanksionuar edhe katër shoferë, të cilët kanë kaluar në udhëkryqe në dritë të kuqe.

Janë hasur edhe 58 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt./Telegrafi/

Exit mobile version