Telegrafi

Dhitë në liri!

Ministri i drejtësisë së Kongos Claude Nyamugabo ka gjetur dhitë në burgun e Kinshasas gjatë një vizite rutinore.

Kafshët është dashur të paraqiten para gjyqit, sepse janë zënë duke u shitur në mënyrë të paligjshme pranë një rruge kryesore.

Ministri ka thënë se shumë policë kanë mungesa të mëdha në dituri dhe se do t’i duhet t’i largoj nga puna.

Nyamugabo ka qenë në një vizitë rutinore në burg kur në njërën nga qelitë ka gjetur kopenë e dhive. Për këtë gjë ai ka akuzuar policët e paaftë.

Dhe derisa dhitë janë lënë të lira, ende nuk dihet se çfarë fati i pret pronarët e tyre.