Site icon Telegrafi

Dhimbja në stomak kishte qenë foshnje

Rachael Yanetta nuk e kishte idenë se ajo është shtatzënë, ndërsa ish- i dashuri i saj, Matthew Burns, e kishte kuptuar lajmin, pasi që ajo ia kishte dërguar fotografinë e foshnjës me telefon.

“Ende jam e shokuar. Kjo nuk është thjesht një befasi, por është diçka që na ka shokuar të gjithëve, mua dhe familjen time”, është shprehur zonjusha Yannetta nga South Shields.

Ajo kishte qenë duke shërbyer në punë derisa kishte filluar të ankohej për dhimbje në bark, mirëpo kishte arritur ta përfundonte orarin e punës duke i shtrënguar dhëmbët.

Por kur ishte kthyer në shtëpi, gjendja e saj kishte filluar të përkeqësohej, dhe familjarët e kishte dërguar menjëherë në emergjencë.

“Kur arrita atje më filloi gjakderdhja, ndërsa dhimbja ishte e pandalshme. Infermierja më tha: ‘Mendoj se je shtatzënë’, ndërsa të gjithë u shtangëm, unë nuk i besoja”, ka treguar Yannetta.

Një orë më pas, ajo ka lindur një vajzë, të cilës ia ka vënë emrin Grace.

Exit mobile version