Telegrafi

Dhimbja e një nëne që djalin “ia mori droga”: Arjeta e lut Zotin të jetë nëna e fundit që përballet me këtë dhimbje

Arjeta Musliu është një nënë nga Ferizaji, djali i së cilës e ka humbur jetën nga përdorimi i substancave narkotike.

Ajo ka tregon ajo që e ka shtyrë djalin e saj Rijadin drejt kësaj bote të rrezikshme ka qenë kureshtja.

Musliu ka thënë se fatkeqësi e madhe është se është ulur mosha e përdoruesve të drogave, ku sipas saj, ka rasti kur fëmijët në moshën 12 ose 13 vjeçare përdorin këto substanca.

“Në këtë rast djali im është viktimë e kësaj dukurie negative, e këtij fenomeni që ka marrë përmasa të mëdha. Kemi shumë elemnte që nuk i shohim, që prindi nuk mundet me pas si ide që fëmija i vet mundet me përdorë substanca të tilla”, ka shtuar ajo.

E ëma ka treguar se Rijadi ishte në trajtim mjekësor në një spital, por njëkohësisht kërkonte ndihmë nga nëna e tij.

Arjeta tashmë ka hapur një qendër këshillimi për t’iu ndihmuar përdoruesit e e substancave narkotike.

“Mos ta paragjykojmë përdoruesin e drogës, përderisa përdoruesi me qasjen e parë është i penduar. Çdo shikim dhe sy i përdoruesit kërkon ndihmë, çdo shikim i përdoruesit kërkon ndihmë”, ka shtuar ajo.

Sipas të dhënave zyrtarë ka edhe fëmijë 12 vjeçar që përdor substanca narkotike.

Ajo ka treguar se i biri i saj ka ndryshuar sjelljet para se ajo ta kuptonte se çka kishte ndodhur, por sipas saj, tashmë ishte shumë vonë.

“Fillimisht mungesa në orët e vona, vijueshmëria e mësimit, gjë që ne si prind po vazhdojmë me neglizhu”, ka thënë Musliu.

Në Kosovë llogaritën 35 mijë përdorues të substancave narkotike, prej tyre 5 mijë janë aktiv.

“Llojet që i ka përdorur djali im kanë qenë të shumta.  Çdo mëngjes lus Zotin që të jem nëna e fundit që përballem me këtë dhimbje”, ka shtuar Musliu. /Telegrafi/