Telegrafi

Dhimbja e barkut ishte një foshnje

23-vjeçarja, Claire Hubbard, as që e dinte se ishte shtatzënë kur dhimbjet filluan në ditëlindjen e saj të 23-të, raporton Daily Mirror.

Pak minuta pas Aaron (emri i fëmijës) u shfaq. Ajo u dërgua në spitalin e përgjithshëm të rajonit të Rotherhamit në Angli.

Partneri i saj Pete Gilliver, i cili punon si roje në spital, ishte edhe më i befasuar se vet Claire.

Ai vrapoi tek krevati i saj, pa Aaronin, dhe pyeti: "I kujt është ky fëmijë?" Ajo ia ktheu: "Është i yti".

Ata kishin vendosur të mos provojnë të bëjnë fëmijë derisa të dilnin në shtëpinë e tyre të re dhe Claire vazhdimisht po merrte injeksione kontraceptive.

Claire, ka thënë: "Ka qenë shoku më i madh i jetës sime. Pete shkoi në punë duke besuar se unë nuk kisha gjasa të mbetem shtatzënë dhe krejt papritmas ne u bëmë me fëmijë”.