Telegrafi

Dhia vendosi të merrte pjesë në një maratonë dhe largohet me një medalje

Vrapuesve në një maratonë iu bashkua një konkurrent me katër këmbë i cili u bë “hit i garës”.

Bëhet fjalë për një dhi, që u gjend të dielën në një gjysmë maratonë në Kanada.

Pronari i saj, Jeremy Taylor, tha se zbuloi se dhia e tij mungonte përmes mediave sociale, përcjell Telegrafi.

“Ajo vendosi të bashkohej me vrapuesit”, tha Taylor.

Taylor theksoi se dhia e tij është mësuar me grupe njerëzish dhe është tërhequr drejt tyre.

“Kur pa turmën duke vrapuar, ai vendosi të bashkohej duke mos e ditur se kjo ishte një nga vrapimet më të gjata që kishte pasur ndonjëherë”, tha ai.

Joshua përshkoi rreth dy kilometra të rrugës dhe madje disa nga 250 pjesëmarrësit në maratonë vrapuan përkrah saj ndërsa ajo shpejtonte dhe ngadalësonte.

Dhe në fund thuhet se ajo u dekorua me një medalje. /Telegrafi/