Telegrafi

Dhia gjigante ikë nga ferma, shkakton dëme dhe tollovi në qytet (Video)

Një dhi e madhe që nuk dihet se kë e ka pronar, ka shkuar në një qytet të Irlandës ku i ka ndjekur kalimtarët, ka kërcyer mbi vetura dhe ka shkaktuar disa dëme materiale.

Kafsha që besohet se ka ikur nga një fermë, ka ngrënë disa bimë të mbjella jashtë dyqaneve, si dhe ka rrëzuar mallra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Pas që nuk i lejohej hyrja nëpër lokale, dhia i qëllonte me brirë xhamat dhe provonte t’i thyente.

“Klientja jonë e rregullt ishte duke dalë përjashta, kur u sulmua nga kjo dhi, por për fat të mirë nuk u lëndua”, ka thënë shitësja e një supermarketi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur kafsha provon të hyjë brenda, por nuk i hapet dera.

Mësohet se atë e ka marrë një njeri prej brirësh dhe e ka dërguar në drejtim të panjohur. /Telegrafi/