Njerëzit po mësyjnë në një fshat verilindor indian për dhinë që ka vetëm një sy, një vesh e hundën s’e ka të zhvilluar sa duhet.
Dhia erdh në jetë më 10 maj dhe ka një sëmundje të rrallë të quajtur ciklopia që shkaktohet nga defektet gjenetike – sidomos kur nëna konsumon toksina gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.
“Njerëzit po vinë ta shohin këtë çudi”, ka thënë pronari i dhisë. “Është dhuratë nga Zoti”.
Veterinarët nuk dinë ta shpjegojnë gjendjen e tij, por kanë thënë se brenda jave mund të ngordhë. Dhia tashmë e ka tejkaluar këtë prognozë fatale. /Telegrafi/