Departamenti i zjarrfikësve të Arizonës me anë të një postimi kanë treguar për ngjarjen e çuditshme që ju ka ndodhur së fundmi.
Duke e theksuar se reagimi ndaj emergjencave është prioriteti kryesor i tyre, zjarrfikësit kanë treguar se kanë marrë një thirrje për të shpëtuar një dhi që kishte ngecur në çatinë e një shtëpie.
Dhia u shpëtua e sigurt, dhe u ribashkua me pronarin e saj.
“Mos harroni, ne jemi këtu për ju, pavarësisht nga madhësia, speciet, ose situata”, u shprehën departamenti i zjarrfikësve. /Telegrafi/