Site icon Telegrafi

Në Kamenicë, zjarrfikësit ia shpëtojnë jetën një punëtori pasi e zuri dheu në kanal

Një person është shpëtuar nga zjarrëfikësit në Komunën e Kamenicës, gjatë ditës së diel.

Siç njoftohet, gjërsa ishte duke punuar, kishte rrëshqitur dheu duke e bllokuar brenda kanalit.

Rastin e kanë bërë të ditur vetë zjarrëfikësit përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal”.

“Ne nuk ndalemi kur lodhemi, ne ndalemi kur mbarojmë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësi i rajonit të Gjilanit, Valon Osmani, tha se ai është dërguar për trajtim mjekësor.

“Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Gjilan, ku po trajtohet edhe aktualisht. Sipas mjekëve kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version