Ray Kershaw dhe Tracy Brooks nga Rochdale i Anglisë, kanë dashur të martohen në një ceremoni romantike në Tenerife të Spanjës, por gjendja shëndetësore e dhëndrit i ka prishur planet.
Burri 63-vjeçar, nuk ka mundur të martohet me nusen 18 vite më të re, sepse ishte në regjim shtrati pasi vuan nga kanceri dhe gjendja e tij shëndetësore nuk dukej se po përmirësohej, transmeton Telegrafi.
Me të mësuar këtë rast, një organizatë bamirëse ka mbledhur fonde dhe ka ftuar njerëz të panjohur që ka gjetur në rrugë, që të jenë mysafir në dasmën modeste që u realizua në dhomën e spitalit.
“E tëra që donte ishte të martoheshim, por sëmundja e ndalonte. Më në fund ia plotësuam dëshirën dhe ai mund t’i mbyllë sytë i qetë”, ka thënë Brooks lidhur me rastin. /Telegrafi/