Site icon Telegrafi

Dhëndrri më me fat në Kosovë, merr urim dhe dhuratë speciale nga kryeministri Haradinaj (Dokument)

Mbase është hera e parë në historinë e institucioneve të Kososovës kur Qeveria nderon në këtë formë një familje me rastin e martesës së djalit të tyre.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në dasmën e Arbër Gecit dhe Blertës, dhe me vete ka sjellë një urim në mënyrë institucionale.

Në këtë urim zyrtar që mban logon e Qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka uruar çiftin për martesën. “Në emrin tim personal, të familjes dhe kolegëve ju rojë jetë të gjatë e të lumtur dy të rinjëve”, shkruan mes tjerash në urimin që mban vulen e kryeministrit të Kosovës.Krahas urimit, Haradinaj i ka dhuruar çiftit të ri edhe Hartën e Artë të Kosovës, simbol ky që ipet në raste të veçanta, shkruan Magazina.al.

Sigurisht se një veprim i tillë çfare u ka bërë Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, ka nderuar familjen e Jetullah Gecit, e njohur jo vetëm në Drenicë, por edhe me gjerë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.

Jetullah Geci, ish komandant i Brigadës 112 Arben Haliti, ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari me të cilin shumë herët kryen aksione kundër forcave serbe në Drenicë. Magazina.al

Exit mobile version