Telegrafi

Dhëndrit i vendosin në qafë si dhuratë një armë gjahu në Turqi

Arrestohet dhëndri që mbante një armë gjahu si dhuratë në një dasmë në Stamboll të Turqisë.

Kur në rrjetet sociale u publikuan pamjet e mbajtjes së një arme gjahu si dhuratë në sallën e dasmave në Gurpınar Mahallesi Istikbal Caddesi, policia nisi punën.

Forcat policore morën në pyetje dhëndrin İ.M. dhe ndaloi O.İ.D., i cili mbante pushkën.

Policia ka konfiskuar pushkën ndërsa i ka dënuar secilin nga 944 lira (62 euro).

Gjithashtu, 3469 lira (230) euro gjobë i është shqiptuar pronarit të sallës, i cili nuk ka respektuar masat e epidemisë, si dhe ka nisur masa administrative për funksionimin pa licencë. /Telegrafi/