Një moment i pazakontë dhe për shumëkënd i paimagjinueshëm është filmuar nga kamerat, ku shfaq momentin kur disa zjarrfikës mundohen ta ndihmojnë burrin që i kishte ngecur unaza e martesës në penis.
18-vjeçari nga Liuzhou në Kinës, kishte futur unazën në penis dy ditë para se të martohej, por dhimbjet e mëdha ishin ato që detyruan atë t’i telefonojë ekipeve mjekësore, transmeton Telegrafi.
Ai menjëherë ishte dërguar me urgjencë në spital dhe pas një ndërhyrjeje kirurgjike që zgjati plotë 90 minuta, i ka shpëtuar më të keqes.
Para se të dërgohej në spital, në video mund të shihet se si ky burrë mban një qese me akull në penis, derisa zjarrfikësit mundoheshin me dara t’ia këpusin unazën e martesës.
Por ndërhyrja kirurgjike nuk kishte qenë aspak e lehtë për mjekët, pasi ata kishin problem ta heqin unazën pasi penisi ishte ënjtur në masë të madhe. /Telegrafi/