Site icon Telegrafi

Dhëndri i Trumpit prezanton pilot projektet investuese në Shqipëri dhe Serbi

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka bërë të ditur se është afër finalizimit të projekteve të pronave të paluajtshme në Ballkan.

Kushner dha një intervistë për mediat amerikane ku deklaroi se në planet e investimit përfshihen resortet turistike shqiptare në Sazan dhe Zvërnec.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi se si do të duken investimet në bregdetin shqiptar, por edhe atij në kryeqytetin serb, Beograd.


“Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projekteve që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit”, ka shkruar ai në Instagram.

Për zhvillimin e këtyre projekteve në shtetin shqiptar dhe atij serb, ai thotë se do të investojë 1 miliard dollarë amerikanë.

Lexo po ashtu Investimet një miliard dollarë në Shqipëri e Serbi, dhëndri i Donald Trump ka plane për të ndërtuar resorte në Sazan dhe Zvernec

Ndryshe, kompania planifikon ta kthejë vendin ku ndodhet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e shkatërruar nga bombardimet e NATO-s, në një hotel luksoz me hapësirë biznesi dhe më shumë se 1500 apartamente. /Telegrafi/

Exit mobile version