Site icon Telegrafi

Dhëndri i Trump mund të jetë në “zemër” të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka deklaruar se fëmijët e tij do të merren me udhëheqjen e Organizatës Trump, por ka spekulime se Jared Kushner, dhëndri i tij mund të jetë krah tij në Shtëpinë Bardhë.

Një burim i afërt me presidentin i ka thënë  NBC neës të mërkurën në mbrëmje, se ai është duke e konsideruar nëse do të shpërbejë në Shtëpinë e Bardhë si një këshilltar special, ose konsulent special, pas emërimit  të shefit e stafit të Trump Reince Priebus, dhe shefit strategjik, Steve Bannon.

Pasi Trump është në Shtëpinë e Bardhë, ka mundësi të marrë leje në mënyrë që Kushner ta emërojë për këshilltar, transmeton KosovaPres.

Për shembull, Trump mund të caktojë Kushner në krye të Bordit të Inteligjencës të mbikëqyrur nga Presidenti, post ky i cili  është i përbërë nga njerëz  jashtë qeverisë.

Exit mobile version